Zëvendësimi në KLD, Ligjet shqyrtojnë propozimin e PD-së
Komisioni i Ligjeve ka marrë sot në shqyrtim propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për zëvendësimin e Lefterie Lleshit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Grupi ka propozuar Lulzim Lelshajn si anëtar të KLD-së, i cili aktualisht mban postin e dejtorit juridik të Kuvendit.
Deputetët socialistë në komision ngritën pikëpyetje për kandidaturën e Lelshaj pasi sipas tyre ai nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e sistemit të drejtësisë.
Duhet të dëgjonim kandidatëqë kanë eksperiencë më të gjatë në fushëne gjyqësorit. Kandidatura e Lelshajt është thellësisht politike, pasi ai nuk e njeh sistemin e drejtësisë tha deputeti socialist Pandeli Majko.
Ndërsa kreu i komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli theksoi se Lulzim Lelshaj i ka të gjitha kriteret për të qenë kandidat për vendin vakant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
28 deputetë mbështesin kandidatin Lulzim Lelshaj përKLD-në, pasi ka 15 vjet eksperiencë pune shtoi Rusmajli.