KQZ miraton kerkesen e PR-se per perfaqesues te saj ne KZAZ dhe KQV
Republikanët do të kenë përfaqësuesit e tyre në Komisionet e niveleve të dyta të administrimit zgjedhor.
Me vendimin e marrë në KQZ, republikanët do të zënë vendin e komisionerëve të LSI-së. Vendimi u pranua parimisht edhe nga i dërguari i LSI-së, duke pranuar nevojën për balancë politike gjatë administrimit të zgjedhjeve. Por, Manjani pretendoi që ndryshimet të prekin edhe kampin opozitar, duke kërkuar në thelb zëvendësimin e komisinerëve të PBDNJ-së me ata të partisë së tij.
Kërkesa u mbështet edhe nga PS.
Por, për komisionerët kërkesa mund të shqyrtohet në një moment të dytë.
Republikanët mbështesin kërkesën në faktin se LSI përmes deklarimeve publike ka dalë në opozitë. Kësisoj, sipas PR e drejta për të përcaktuar anëtar në komisionet e dyta e treat i takon asaj si parti e dytë e shumicës parlamentare.