E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot skadon afati i regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore

Partitë politike pritet të finalizojnë deri në orën 18:00 të ditës së sotme, kur skandon edhe afati i regjistrimit,marrëveshjet e fundit për koalicion parazgjedhor.

Në lokomotivën “Aleanca për Shqiëprinë Europiane, PS ka vendosur të drejtojë koalicionin e gjerë më të majtë në historie saj drejt fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, duke radhitur  në krah 34 parti.

Nëgociatat deri në orët e vona të natës në selinë e PS-së kanë shtuar në radhët e koalicionit opozitar aleancën Popullore që përfshin 12 forca te Lëvizjes Çame të drejtuara nga Artur Dojaka,  me demokristianet e Zef Bushatit dhe me aleatin e saj, demokracinë sociale të Paskal Milos.

Për Ora Neës u konfirmua  edhe marrëveshja e bashkëpunimi me socialdemokratin Skënder Gjinushi, por nuk jepen arsyet e mungesës së tij për të formalizuar bashkëpunimim parazgjedhor me Partinë Socialiste.

Në komunikimet e njëpasnjëshme me mediat, Kryesocialisti Edi Rama i kushtoi jo pak kohë ironisë ndaj koalicionit të djathtë të Sali Berishës, që e cilësoi një qendër grumbullimi mbeturinash politike

Ndërsa Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim e kryesuar nga Partia Demokratike ka mundur të krijojë një koalicion me 25 parti, 10 parti më pak se në zgjedhjet parlamentare të kaluara, duke bërë që lokomotiva elektorale këtë radhë të jetë me më pak vagonë.

FRD e Bamir Topit do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit duke refuzuar ftesën e Berishës për koalicion me PD.

Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu nuk ka mundur që të arrijë negociata me socialistët, pasi ka kërkuar 3 deputetë të sigurtë në listat e PS gjë që nuk është pranuar nga kryesocialisti Rama. Në këto kushte ai ka paraqitur gjashtë pika, të cilat janë të parealizueshme për partitë në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›