Zevendesimi ne KQZ debate ne Kuvend

Nis seanca plenare e Kuvendit, ku pritet që të karakterizohet nga
debate të forta mazhorancë –opozitë, pasi në rend të ditës është votimi
për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, propozuar nga LSI, Ilirjan
Muho.
Ka qene deputeti demokrat Eduart Paloka, ai i cili ka lexuar relacionin e Komisionit te Ligjeve lidhur me miratimin e kerkeses se PD-se per lirimin nga detyra te anetarit te LSI-se Ilirjan Muho dhe zevendesimin e tij me nje kandidat te propozuar nga Partia Republikane. Me pas ka qene deputeti socialist Damian Gjiknuri thote se kjo levizje ne KQZ eshte teresisht e papranueshme ne kete prag zgjedhjesh. "Po ndodh absurditet juridik ne kohen qe Qeverine po e drejton Kryeministri Sali Berisha. Kjo eshte nje shkelje ligjore me nje perversion politik. Keshtu po rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe PD po krijon nje precedent i rrezikshem. Ne kete menyre edhe ne te ardhmen do te veprohet ne te njejten menyre me institucionet e pavarura", tha Gjiknuri. Sipas tij, Berisha mban pergjegjesi per situaten e krijuar, kur edhe Brukseli edhe Washingtoni, kerkojne qe te mos kryhet zevendesimi ne KQZ-se pak jave perpara zgjedhjeve. PD duket e palëkundur në nismën e saj ndërsa i ka propozuar parlamentit dy emra të rinj për të zënë vendin e Muhos, dy përfaqësues të Partisë Republikane, Klement Zguri dhe Patriot Çobo. Ndërkohë, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për integrim pritet të votojnë kundër kësaj, nisme të cilën në deklarata të ndryshmen e kanën cilësuar antiligjore dhe antikushtetuese, që bie në kundërshtim me kodin zgjedhor. Ndërkaq, pritet që votave të mazorancës sot t’i bashkohen edhe votat e tre ish-deputetëve socialistë, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani. Për demokratët nisma është tërësisht legjitime pasi largimi i LSI nga koalicioni qeveritar bën që të humbë baraspesha politike në KQZ. Ndërkohë, PS mblodhi mëngjesin e sotëm grupin kuvendor ku u diskutua rreth mënyrës se si do të reagojnë në seancë, ndërsa pritet që qëndrimi i tyre të jetë i prerë.