Arvizu KQZ te lejohet te kryeje detyren

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu, duke folur pas një aktiviteti që u
zhvillua në Vlorë, dha një deklaratë lidhur me situatën aktuale në
Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke u shprehur se është e rëndësishme
që të respektohet pavarësia e këtij institucioni.
"KQZ ka përgjegjësinë kryesore për organizimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. KQZ është formuar dhe është mandatuar edhe ligjërisht. Eshtë institucioni përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të respektohet pavarësia e këtij institucioni. KQZ duhet të jetë e lirë nga ndërhyrjet e një individi apo institucioni dhe kjo përfshin edhe Parlamentin e Shqipërisë", u shpreh Arvizu. Sipas tij, në momentin që LSI u tërhoq nga koalicioni, padyshim që kjo krijoi Zgjedhjet 2013Milo paralajmëron opozitën“Kosova e rajoni pas 23 qershorit” PR prezanton kandidatin në Mirditë edhe ndryshime rrethanash, përfshi edhe 89 KZAZ-të. "KQZ, siç është e përbërë aktualisht, ka jo vetëm kapacitetin, por edhe përgjegjësinë për të trajtuar çështjet e administrimit të zgjedhjeve dhe kjo sigurisht përfshin edhe përbërjen e 89 KZAZ-të", tha Arvizu. Ambasadori theksoi se është e rëndësishme që KQZ të lejohet të kryejë detyrën e vet. "Ne e kemi thënë në mënyrë konseguente, se bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë,se pika që ne kemi theksuar është një apel ndaj të gjithë personaliteteve dhe institucioneve, atyre që janë në qeveri dhe në opozitë që të veprojnë në mënyrë që të rrisin besimin e njerëzve. Ndryshimi i rregullave në mes të lojës, në mes të procesit, është saktësisht mënyra e gabuar për të frymëzuar besimin që ne po flasim", tha Arvizu. Ambasadori duke folur përpara votimit në Parlament për zëvendësimin në KQZ, tha se "nuk mendoj qe askush nuk do te donte ta vendoste Shqiperine në një kurs përplasjeje me SHBA-në, sepse qellimi ketu jane zgjedhje te lira dhe te ndershme, sepse gjithçka ka lidhje me procesin dhe jo me rezultatin".