Fushe-Arrezproteste ne fabriken e bakrit

Banorë të Fushë Arrëzit kanë protestuar këtë të hënë kundër firmës turke
‘Bler-alb’, e cila ka marrë me koncesion fabrikën e pasurimit të
bakrit, pasi sipas tyre nuk i është përmbajtur asnjë pike të
marrëveshjes.
Protestuesit janë ankuar për faktin se firma punëson punëtorë të sjellë nga Turqia apo vende të tjera, duke bërë që banorët e zonës, që jetojnë fare pranë pasurisë së tyre natyrore, të vuajnë për bukën e gojës duke mbetur të papunë. ”Asnjë pikë e marrëveshjes, as ajo e ndotjes së tokës, ujit, ajrit nuk janë rishikuar nga firma, por as punësimi i banorëve që ishte dhe kryesorja”, thotë një tjetër protestues. Reagimi i protestuesve të revoltuar ka qenë i dhunshëm pasi ata kanë nxjerrë jashtë ambienteve të fabrikës punëtorët e firmës dhe kanë hyrë brenda saj duke thyer xhama dhe objekte të tjera. Policia lokale ka kërkuar ndihmën e FNSH nga Tirana për të normalizuar situatën, duke qenë se protestuesit nuk pranonin të negocionin pa u zgjidhur kërkesat e tyre.