E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministri Gazmend Oketa takon Zëvendëskryeministrin e Kosovës Lutfi Haziri

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, z. Gazmend Oketa priti në një takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Z. Lutfi Haziri. Zëvendëskryeministri Oketa e informoi Zëvendëskryeministrin e Kosovës për zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe njëkohësisht siguroi dhe njëherë mbështetjen e qeverisë shqiptare për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pavarësisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Haziri e informoi z.Oketa për hapat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës mbi këtë çështje dhe falënderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen në këtë drejtim.

Të dy palët ranë dakord për nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Haziri e ftoi Zëvendëskryeministrin e Shqipërisë në një vizitë zyrtare në Kosovë, ftesë që u mirëprit nga Zëvendëskryeministri Oketa.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›