Kryeministri Berisha përshëndet miratimin e marrëveshjes për Europën e Bashkuar, në Samitin e BE-së në Bruksel
Kryeministri i Shqipëris, z. Sali Berisha, përshëndeti miratimin e marrëveshjes së djeshme në Samitin e Bashkimit Evropian, në Bruksel, si një sukses dhe fitore të vërtetë për të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, por dhe vendeve të tjera si Shqipëria, që në projektin e integrimit evropian shohin të ardhmen e tyre më të mirë.
Traktati i miratuar dje në Bruksel përbën një bazë ligjore shumë të rëndësishme në reformimin e Bashkimit Europian dhe konsolidimin e tij. Shqipëria, duke përshëndetur suksesin e presidencës gjermane, Kancelares Angela Merkel dhe të Samitit të Brukselit, shpreson dhe beson se vendimi i djeshëm do të jetë një akt madhor që do të lehtësojë dhe shpejtojë proçesin e integrimit të saj dhe vendeve të tjera në Bashkimin Euvropian.