Zëvëndëskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Evropian, Ermelinda Meksi ka marrë sot pjesë në Tryezën e organizuar nga Qendra Evropiane me studentë kosovarë mbi cështjet e Int
Zëvëndëskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Evropian, Ermelinda Meksi ka marrë sot pjesë në Tryezën e organizuar nga Qendra Evropiane me studentë kosovarë mbi cështjet e Integrimit Evropian të vendeve të rajonit dhe në vecanti të Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë takim, zëvëndëkryeministria Meksi paraqiti në mënyrë të përmbledhur ecurinë e deritanishme dhe sfidat e procesit të integrimit evropian duke theksuar angazhimin e plotë të Shqipërisë për të bashkëpunuar ngushtë me Kosovën dhe për të ndarë eksperiencën e fituar përgjatë rrugës së zbatimit të një pakete te gjerë reformash ligjore, ekonomike dhe institucionale.
Znj. Meksi ka cilësuar si shumë pozitive përfshirjen aktive të brezit të ri të dy vendeve në procesin e integrimit " Është brezi I ri I dy vendeve tona I cili mundëson pikërisht atë bashkëpunim që është kusht në thellimin I demokracise dhe në thellimin I reformave që mundësojnë prosperitetin ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe në gjithë rajonin e Ballkanit"
"Nuk është e rastit që përpara pak ditësh unë kam pritur koordinatorin e Zyrës së Paktit të Stabilitetit të Kosovës, për të parë se si mund të thellojmë bashëkpunimin institucional dhe se si të përfitojmë reciprokisht nga njëri-tjetri, megjithëse ne jemi në një fazë pak më të avancuar në procesin e integrimit"-u është drejtuar studentëve kosovarë, znj. Meksi.
Duke përmbledhur problemet kyce të procesit të integrimit me të cilat perballet Shqipëria por dhe vendet e tjera të rajonit, znj. Meksi ka theksuar domosdoshmërinë e stabilitetit politik për zhvillimin e ekonomisë së tregut të lirë dhe të reformave institucionale sipas strandarteve të Bashkimti Evropian. "Avantazhi që ne ndjejmë se e kemi në këtë process është konsensusi I gjithë forcave politike. Integrimi nuk është cështje e një partie, dhe aq më pak e një individi por është një cështje mbarëkombëtare që duhet të përqafohet nga të gjithë. Duke e qënë e tillë, kontributi I aktorëve që realisht janë përfshirë në proces është jashtëzakonisht I cmuar. Në këtë kontekst roli I medias, I shoqërisë civile dhe në vecanti I opozitës është shumë I rëndësishëm."-është shprehur zv/kryeministria Meksi.