Kryeministri Fatos Nano, sëbashku Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama, morën pjesë sot në inaugurimin e fillimit të funksionimit me autobusë të rinj të transportit të linjës Unazë,
Kryeministri Fatos Nano, sëbashku Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama, morën pjesë sot në inaugurimin e fillimit të funksionimit me autobusë të rinj të transportit të linjës Unazë, në kryeqytet.
Linja e mësipërme është linjë e cila mbulohet nga Parku i Transportit Urban të udhëtarëve, Tiranë.
Kjo linjë do të ketë 35 mjete, numër ky i mjaftueshëm për respektimin e parametrave. Kjo është mundësuar përmes bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës dhe Firmës Ferlut. Investimi kap vlerën e 2 milionë USD.
Kjo është linja e fundit që kompletohet me mjete të përshtatshme për kryerjen e këtij transporti. Ajo është pjesë e grup-linjave që Bashkia e Tiranës, në vazhdimësi, po i kompleton me mjete që kanë karakteristika teknike të përshtatshme për transport urban udhëtarësh.
Gjatë kryerjes së shërbimit në linjë, do të zbatohen dispozitat ligjore në fuqi, udhëtimi i të gjitha kategorive të qytetarëve si invalidët, veteranët etj., me të gjitha lehtësirat që i jep ligji.
Gjatë kësaj ceremonie Kryeministri Fatos Nano duke iu përgjigjur edhe interesimit të medias u shpreh:
"Më lejoni t'ju përshëndes në këtë ditë pune në weekend. Sëbashku me autoritetin drejtues të Bashkisë së kryeqytetit z. Rama, desha sot të jap një mesazh përtëritje edhe për kryeqytetin. Me autoritetin e Kryeministrit që shpreh angazhimin e Qeverisë për të qenë mbështetës i iniciativave që bashkojnë qeverisjen lokale me sipërmarrjen e suksesshme vendase edhe këtu në kryeqytet (me Ferlut-in tashmë të njohur).
Me këtë investim të ri që Bashkia e Kryeqytetit integron në programin e bashkëpunimit të saj me sipërmarrjen e suksesshme vendase në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit përmirësohet ndjeshëm lëvizja urbane. 35 autobusë janë pak për të thënë efektin që do të ketë kjo linjë e re qytetase për të gjithë brezat, por në mënyrë të veçantë për pensionistët, veteranët, nxënësit e shkollave, natyrisht për invalidët dhe të pamundurit, për të cilët Qeveria ka detyrimin ligjor të subvencionojë, gjithashtu, një pjesë të pagesës për lëvizje urbane dhe ndërurbane.
Po ndalem këtu për të falenderuar z. Rama, Presidentin e Ferlut-it, dhe Shkëlqesinë e tij ambasadorin e Republikës mike të Turqisë, ku janë blerë "Iveco"-t e rinj për këtë produkt sinjifikativ që u japin banorëve të kryeqytetit, në këtë stinë të re lëvizjesh të rëndësishme".