E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama iu përgjigjën interesimit të gazetarëve edhe për çështje të tjera gjate prononcimit me rastin e perururimit te linjes se

Kryeministri Fatos Nano dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama iu përgjigjën interesimit të gazetarëve edhe për çështje të tjera gjate prononcimit me rastin e perururimit te linjes se re te unazes se Tiranes.

Pyetje: Opozita e ka komentuar negativisht largimin tuaj për disa ditë nga vendi. Cili është komenti juaj?

Kryeministri Fatos Nano: Nuk më mbetet veçse të vazhdoj të përpiqem të kuptoj nëse opozita kërkon të rri apo të iki dhe siç e shikoni jam prapë me shëndetin dhe energjitë e duhura për të vazhduar detyrën.

Pyetje: Cili është mesazhi juaj për fushatën elektorale?

Kryeministri Fatos Nano: Nuk besoj se ka nga ata që nuk do të durojnë deri në datën 1 shtator kur ne do të çelim zyrtarisht fushatën. Formalisht sot nuk jemi në fushatë, dhe do të ketë natyrisht edhe më shumë mesazhe sesa votoni për punën tonë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama: Ndryshimi midis meje në këtë rast si i rikandiduar për Bashkinë e Tiranës dhe pretendentëve të shumtë që kanë dalë nga rradhët e opozitës qëndron në faktin se mua më duhet që bashkë me ekipin tim të vazhdojmë punën dhe kjo e sotmja ishte një ditë pune normale. Nuk besoj se do të dalë kush që do të na thotë se bëmë diçka në kuadrin e fushatës, ndërkohë që siç e theksova edhe më parë kjo është linja e shtatë urbane që bëjmë dhe është brenda planit tonë të transformimit.

Përsa i përket çështjes së veshjes edhe pse nga njëra anë me thënë të drejtën pata kënaqësinë të shoh që opozita diçka ka mësuar prej nesh nga fushatat e kaluara, nga ana tjetër pashë që shija estetike mbetet akoma shumë larg asaj shije që kërkon kryeqyteti dhe banorët e kryeqytetit sepse të vësh bashkë të bardhën blunë dhe jeshilen duhet vërtet të kesh kurajon e doktorit.

Pyetje: Përbën një problem mosplotësimi i ekipit qeveritar me ministrin e Jashtëm?

Kryeministri Fatos Nano: Unë besoj se ekipi qeveritar me ministrin e Jashtëm në detyrë z.Hajdaraga mund të quhet i mbingarkuar jo i paplotësuar.

Pyetje: Komenti juaj për situatën e fundit të rendit publik në vend?

Kryeministri Fatos Nano: Krimi ka shumë vështirësi për të mbijetuar në Shqipërinë demokratike dhe nuk besoj se ndonjë kolpo temperature e javëve apo ditëve të fundit mund të ndryshonte tendencat jo vetëm të vitit të fundit por tashmë tre-katër vjeçare të rënies së kriminalitetit dhe të rritjes së forcës zbuluese dhe goditëse të policisë dhe drejtësisë kundër krimit veçanërisht atij të organizuar.

Pyetje: Do ta kryesoni ju fushatën e z.Rama në Tiranë?

Kryeministri Fatos Nano: Unë besoj se ne socialistët e kemi shpallur që nuk ndjehemi të izoluar nga shoqëria, sepse ura lidhëse me shoqërinë shqiptare janë progresistët.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›