Zëvendësministri i Jashtëm rus: Ukraina po shkel marrëveshjen e Minskut

Në mbledhjen e OKB-së Rusia pas akuzave nga SHBA se po kërkon të nisë luftën në Ukrainë, është mbrojtur duke i cilësuar si të pabaza pretendimet e perëndimit dhe SHBA-së.
Rusia akuzoi Ukrainën të enjten për shkelje të vazhdueshme të marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2015 që synonte të sillte paqen në rajonin e shkëputur të Donbasit, por i quajti pretendimet se ajo planifikonte të pushtonte Ukrainën “të pabaza”. “Ukraina refuzon me kokëfortësi të zbatojë dispozitat e Marrëveshjeve të Minskut”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Vershinin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ai akuzoi Kievin për sulme të përsëritura në rajonin e Donbass në Ukrainën lindore, duke shkaktuar “mijëra viktima”. “Përfaqësuesit ukrainas vazhdojnë të nxjerrin justifikime të reja për të mos zbatuar marrëveshjet e tyre,” tha ai.
“Përpjekjet për të fajësuar Rusinë janë të kota dhe të pabaza” dhe synojnë “zhvendosjen e fajit nga Ukraina,” tha ai. Vershinin hodhi poshtë si “një akuzë të pabazë” pretendimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë se Moska po kërkon të sajojë një pretekst për të pushtuar Ukrainën. “Unë mendoj se kemi pasur mjaft spekulime për këtë,” tha ai.