Zgjatet afati i pjesëmarrjes së FA-së me KFOR-in në Kosovë, ndryshojnë edhe dietat

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot për të zgjatur pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacion ushtarak ndërkombëtar të KFOR në Kosovë. Gjithashtu është bërë e ditur edhe rritja e pagesave për dietat.
Pjesëmarrja e Forcave të Armatosur në operacionin ushtarak të KFOR në Kosovë përfundonte më 31 dhjetor 2024 dhe tanimë është zgjatur edhe për 3 vite të tjera, deri më 31 dhjetor 2027. Ndërsa kanë ndryshuar edhe pagesat për dietat ditore, që deri më tani ka qenë 6 000 lekë dhe është bërë 12 000 mijë lekë.
Kjo është hera e dytë që merret vendimi për zgjatjen e pjesëmarrjes së trupave tanë me KFOR në Kosovë, pasi u vendos në vitin 2005 teksa vendimi i mëparshëm u mor në vitin 2014 , ku u vendos zgjatja për 10 vite deri në 2024 dhe tanimë sërish me 3 vite, deri në vitin 2027.