E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjatet karantina në Greqi, vaksinimi në fund të dhjetorit

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka njoftuar se karantina në vend do të zgjatet përtej afatit të menduar.

Në një intervistë për mediat greke ai është shprehur se karantina mund të ketë një zgjatje të vogël edhe pse të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë një rënie të rasteve të infektuara me Covid-19.

Ai gjithashtu tha se numri i shtrimeve është më i ulët se i daljeve nga spitali.

Petsas më tej, deklaroi se fushata e vaksinimit në Greqi do të nis në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit dhe do të mbarojë në qershor.

Ai tha se fillimisht qeveria e Mitsotakis do të nis një program informimi për të bindur qytetarët që të marrin vaksinën, ndërsa mbështeti vendimin e Kryeministrit për hapje të dalngadaltë dhe tha se qeveria do të do të marrë masa për një hapje të avashtë dhe të sigurtë. Në fund ai nuk dha një përgjigje se kur do të hapen dyqanet apo shkollat por shtoi se njoftimet  përkatëse do të bëhen në fund të javën nga vetë Kryeministri.

Nga fillimi i pandemisë Greqia ka rregjistruar 107,470 infektime, ndërsa 2,517 kanë ndërruar jetë sipas Worldometer faqes së internetit që rregjistron rastet me covid në të gjithë botën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›