Zgjatet masa e arrestit për ish-pjestarët e UÇK
PRISHTINË – 9 ish- pjetarët e UÇK të dyshuar për krime lufte janë lënë edhe për dy muaj të tjerë në arrest shtëpie dhe paraburgim. Vendimi ëhtë marrë nga një panel gjyqësor i EULEX-it, duke i’u përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë nga prokuroria.
Lajmi për zgjatjen e masave për të dyshuarit për krime lufte, e rastit të njohur si ‘rasti Kleçka’ është bërë i ditur nga mediat kosovare.
Mësohet se mbrojtja e të dyshuarve ka paralajmëruar ankesë në vendimin e gjykatës dhe mundësinë e kërkesës së përjashtimit nga procesi të prokurorit të cështjes, Mauristo Salustra.
Hetimet po zhvillohen nën dyshimin se gjatë vitit 1998 këta 9 ish luftëtarë të UCK kanë torturuar dhe vrarë civilë serbë e shqiptarë në Kleçkë të Malishevës.
(e.m/koha/BalkanWeb)