Bombë në një shtëpi në Pejë
Nga Express më 15 prill 2011 në ora 15:50
Persona tash për tash të panjohur për policinë kanë hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë së Latif Fetaj nga Peja, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Zeqir Kelmendi, zyrtar për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, rasti ka ndodhur rreth mesnatës në rrugën “Shen Jeronimi”.
“Sipas hetimeve të para dyshohet se një person apo persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë të viktimës, rreth 67-vjeçar nga Peja. Mjeti shpërthyes ka dëmtuar një veturë, e cila ishte e parkuar në garazh si dhe dyert e oborrit, ndërsa të lënduar nuk ka”, deklaroi Kelmendi.