E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, funeral për18 shqiptarë të vrarënga serbët në 1999

KOSOVE- Në fshatin Carallukë të Kosovës u mbajt sot ceremoina funebre për 18 anëtarë të një familje shqiptare të cilët mbetën të vrarë nga forcat serbe më 14 prill 1999. U deshën plot 12 vjet që familja Krasniqi të gjente eshtrat dhe të identifikonte kufomat mes të cilëve edhe të 11 fëmijëve dhe të një të saplinduri. Në vitin 2001 u zbuluan tre varre masive në pjesën lindore të Serbisë me eshtrat e më shumë se 400 shqiptareve të vrarë në Kosovë. Katërqind eshtra të paidentifikuara po ekzaminohen nga ekspertët mjekoligjorë në Prishtinë.

Dorëzimi i eshtrave u bë të mërkurën në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Shefi i misionit EULEX, Xavier de Marnhac, i cili ishte i pranishëm, shprehu përkushtimin e misionit për gjetjen e personave të zhdukur.

“Kjo është një ditë me emocion për një familje të Kosovës të cilët do të marrin mbetjet mortore të disa anëtarëve të cilët ishin zhdukur gjatë luftës. Çështja e personave të zhdukur është një çështje shumë e ndjeshme, kurse EULEX-i e konsideron atë me seriozitet dhe është i përkushtuar që të kryej detyrën e vet. Stafi ynë, i cili punon në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, është duke punuar shumë në këtë drejtim”, tha de Marnhac.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›