Zgjatet paraburgimi i Limaj

Fatmir Limajt i vazhdohet masa e paraburgimit 60 ditë në kuadër të rastit “Kleçka”, ku ai akuzohet për krime lufte. Lajmin e konfirmon për Top Channel avokati i tij, Tomë Gashi.
Zgjatja e paraburgimi është një tjetër tregues për zvarritjen e çështjes së Limajt. Brenda pak muajve, EULEX-i ka zëvendësuar pesë gjyqtarë, të cilët do të punonin për çështjet në të cilat është i akuzuar deputeti i Kuvendit të Kosovës.
Më herët gjatë muajit, Kolegji i Gjykatës Supreme, pas ankesës së prokurorisë përjashtoi trupin gjykues prej tre anëtarëve, i cili kishte marrë vendimin për lirimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve nga akuzat për krime lufte.
Kjo pasoi zëvendësimin edhe të dy gjyqtarëve të tjerë, njëri prej të cilëve mori vendim për caktimin e masës së paraburgimit dhe tjetri për vazhdimin e saj deri më 24 shkurt.
Edhe arsyetimi për shtyrjen e seancës fillestare në rastin e Ministrisë së Transportit u bë për shkak të zëvendësimit të gjyqtarit Vitor Hugo Pardal.
Në shkresën e EULEX-it dërguar palëve thuhet se, ata do të njoftohen me kohë rreth përbërjes se re të trupit gjykues dhe orarin për seancën fillestare.
Në këtë proçes, nga 80 milionë euro sa kishte deklaruar në fillim, EULEX-i e zbriti shumën e keqpërdorimit të buxhetit të Kosovës në çështjen e Ministrisë së Transportit në 250 mijë euro.
Përmbajtja e aktakuzës kundër ish-ministrit të këtij dikasteri, Fatmir Limaj, dhe katër bashkëpunëtorëve të tij i referohet tre tenderëve që u janë dhënë kompanive të ndërtimit të rrugëve, të cilat premtonin pagesën e gjobës përkatëse, në shumën prej 20 për qind nga vlera e përgjithshme e kontratës.