E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruno Mars përballë një turneu madhështor

Këngëtari, Bruno Mars ka bërë publike datat e turneut të tij që pritet të jetë madhështor e i cili do zë vend në Amerikë dhe Europë.
 
Turneu, "The Moonshine Jungle World Tour" do të nis më 22 qershor të këtij viti në Amerikën Jugore, për të vazhduar më pas në Europë ku edhe përfundon më 15 nëntor.
Përgjatë këtyre pesë maujve, Bruno do të performojë disa nga hitet e tija më të famshme, në një numër të madh shtetesh të ndryshme.
 
Momentalisht, Bruno është në kulmin e suksesit të tij e sidomos me hitin e fundit, "When I Was Your Man" këngë kjo nga albumi i fundit i tij e cila deri më tani ka arritë të marrë pesë millionë klikime në kanalin zyrtar të Bruno Mars në Youtube./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›