Flori, me histori si të Romeos e Zhulietës

Florian Mumajesi - Flori, i cilësuar si njëri ndër kantautorët e producentët më të suksesshëm në hapësirën shqiptare, ka publikuar sonte projektin e tij të ri muzikor.
Bëhet fjalë për videoklipin e këngës me titull "Pa jetë", realizuar nga "Max production", prodhim i "Threedots".Ky videoklip, që përcjellë një histori dashurie si ajo e Romeos e Zhulietës, pason videoklipin me titull "Me zemër", publikuar gjashtë muaj më parë. /Indeksonline/