Zgjatet paraburgimi per ish-luftetaret e UCK

Gjykata e qarkut në Prishtinë u ka zgjatur paraburgimin edhe për 2 muaj 4 ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për cështjen “Kleçka”.
Nexhmi dhe Naser Krasniqi, si dhe Naser e Sabit Shala do të jenë në paraburgim deri më 27 nëntor të këtij viti.
Tre të tjerëve, Behlul Limajt, Besim Shurdhajt e Arben Krasniqit do t’u vazhdohet për një periudhë të njëjtë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa Shaban Shala duhet të paraqitet në polici herë pas here për dy muaj.
Ata dyshohen për krime lufte të cilat prokuroria pretendon se janë kryer nga janari deri në qershorin e vitit 1999.
Lajmin e ka konfirmuar për Top Channel zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera.
Në këtë rast është i akuzuar edhe deputeti Fatmir Limaj, që gjatë luftës njihej me emrin komandant Çeliku.
Ditë më parë një gjykatës në Gjykatën e qarkut në Prishtinë i kishte dhënë masën e arrestit shtëpiak deputetit Limaj, vetëm pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese deklaroi se deputetët nuk kanë imunitet për vepra të cilat dyshohet se i kanë kryer jashtë fushëveprimtarisë së tyre si deputetë.
Pala mbrojtëse e Limajt pret që brenda muajit tetor të fillojë procesi gjyqësor për cështjen “Kleçka”.
Ndaj kësaj mase reaguan deputetë të ndryshëm të Parlamentit të Kosovës, të cilët shprehën besimin tek pafajësia e tij, si dhe kryeministri Hashim Thaci, që kërkoi që cështja të mos politizohet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Ndërhyn KFOR, heq barrikadat
Trupat e NATO-s kanë filluar largimin e barrikadave të cilat janë të vendosura në pjesën veriore të Kosovës. Kosovë, “korrupsion masiv me tenderat”
Korrupsioni në Kosovë është një fenomen mëse real, që ka depërtuar në organizmat më të lartë shtetërorë e institucionalë. Hoxhaj, takime me homologët në Nju Jork
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pritet të takohet me zyrtarë të shteteve të tjera që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Thaci: Arresti ndaj Limaj, vendim gjykate
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, i pyetur lidhur me vendimin e gjykatës ndaj ish-ministrit Fatmir Limaj, kryeministri kosovar Hashim Thaci ka refuzuar të bëjë komente. Bisedimet, raundi i ri në dilemë
Delegacioni i Kosovës në bisedimet me Serbinë, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, është nisur sot drejt Brukselit për raundin e ri të dialogut.
Lajmet kryesore
Bulqizë, një minator braktis grevën
Tubim i minatorëve
Hipoteka nis rivlerësimin e pronave
Bode takon shefat e BB
Tiranë, ekzekutohet Arjan Selimi
Vizat, Brukseli i shqetësuar