Trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 52-vjeçari
TIRANE - Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Kukës dhe Lezhë, si dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda finalizoi me sukses operacionin e koduar “Nata”, në kuadër të të cilit u bë i mundur goditja e një rasti të trafikut të armëve dhe arrestimi i një 52-vjeçari.
Policia bëri të ditur se i arrestuari është shtetasi Pjetër Vokrri, i cili u kap në flagrancë në pikën e kalimit kufitar Morinë-Kukës, teksa po tentonte të trafikonte nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, 9 armë zjarri, pistoleta, nga të cilat 4 Beretta dhe 5 Miniblow, si dhe një sasi municioni për këto pistoleta.
Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 52-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua dhe një armë zjarri automatik tip kallashnikov me rreth 2.000 fishekë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, ky operacion është në vijim të operacionit të koduar “Mbikalimi”, i zhvilluar me datë 13.04.2012, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi kosovar Nexhmedin Aliu, në tentativë për të trafikuar nga Shqipëria në Kosovë një sasi prej rreth 3.800 fishekësh.
Aktualisht grupi hetimor vazhdon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
(er.nu/BalkanWeb)