E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatja e mjekrës e detyrueshme në Mogadishu

Hezb al-Islam, një grup mbështetës islamik në Somali, ka urdhëruar të gjithë burrat që jetojnë në zonat e Mogadishut që të lënë mjekër.

Moalim Hashi Mohamed Farah, një prej drejtuesve të lëvizjes tha: "Duke nisur që sot burrat duhet të lënë mjekër dhe ai që nuk do ta respektojë këtë rregull, do të përballet me pasoja".

Farah e dha këtë deklaratë në një prononcim për shtyp. Sipas tij, rritja e mjekrës është një detyrë morale, e urdhëruar nga profeti Muhamed e që duhet mbrojtur si praktikë fetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›