Zgjedh unazën e fejesës

Duket se mund të pritet shumë shpejt një fejesë e Kim dhe Kanye. Sipas disa dëshmitarëve, bukuroshja e televizionit është parë në një argjentari, në Beverly Hills dhe ajo kërkonte një unazë për fejesë.
Edhe pse Kim Kardashian vazhdon të jetë legalisht e martuar me Kris Humphries, kjo nuk e ndalon që të mendoj për të ardhmen me West, sidomos tani kur po presin fëmijën e parë.
“Kim ka shije të mrekullueshme dhe i pëlqyen shumë nga propozimet tona, por u ndalë më shumë tek një unazë me diamante e Cartier d’Amour. Unaza është vërtetë e shtrenjtë por është më e mira e mundshme për fejesë”, deklaroi njëri nga shitësit e dyqanit.
Besohet se martesa e saj me Kris do të përfundoj zyrtarisht në fund të këtij muaji./Indeksonline/