E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita Ora flet për dashurinë e vërtetë

Pavarësisht se u ballafaqua me një ndarje publike, Rita Ora shpreson se do ta gjej të duhurin, falë martesës së miqve të saj të mirë, Jay-Z dhe Beyonce, të cilët, siç thotë ajo,e kanë bërë të ketë besim në dashuri. 

Ylli i “Shine Ya Light” e cila është në mes të turnout të saj në Britaninë e Madhe, “Radioactive Tour” është nën menagjimin e kompanisës së Jay-Z dhe kjo ka ndikuar që ajo të jetë e afërt me yllin e repit dhe bashkëshortën e tij të famshme, Beyonce.
çifti i fuqishëm, janë të martuar prej 4 vitesh dhe njihen si njëri nga çiftet me martesën më të qëndrueshme në showbiz, dhe Rita e cila së fundmi u nda nga Rob Kardashian, tha se ata janë shembulli më i mirë se si një çift duhet të jetë.

“Ata janë shumë të dashuruar. Më bëjnë të besoj se dashuria e vërtetë egziston me të vërtetë”, deklaroi Rita./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›