Zgjedhja e Rektorit të UP-së, javën tjetër
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vendosi shtyrjen e zgjedhjeve në këtë institucion arsimor, pasi ajo nuk ka propozuar katër kandidatët e saj që duhet të garojnë. Sekretari i Rektoratit të Universiteti të Prishtinës, Esat Kelmendi, ka thënë se janë njoftuar nga zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, se ende nuk e kanë të gatshme listën e kandidatëve të Këshillit Drejtues dhe se deri javën e ardhshme kanë premtuar se do ta zgjidhin këtë problem.
Ndërkohë, dje, janë përzgjedhur 5 kandidatë për postin e rektorit. Ata janë: Myzafere Limani, Selim Daci, Isa Elezaj, Shyqyri Galica dhe Mujë Rugova.
Ndërkohë, dje, janë përzgjedhur 5 kandidatë për postin e rektorit. Ata janë: Myzafere Limani, Selim Daci, Isa Elezaj, Shyqyri Galica dhe Mujë Rugova.