E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e presidentes Thaci Te jete shembull per rajonin

Kryeministri Hashim Thaçi ka qenë i pari që i ka shtrënguar dorën presidentes së re konsensuale Atifete Jahjaga, në ditën e saj të parë të punës. Kryeministri Thaçi i ka premtuar mbështetje dhe bashkëpunim të ngusht presidentes së re e pas takimit u shpreh  se konsensusi pozitë -opozitë për zgjedhjen e presidentes dhe tajkalimin e krizës politike duhet të shërbej si shembull për vendet e rajonit.

 “Është vlerësim edhe i faktorit ndërkombëtar se Kosova gradualisht po shndërrohet në model për vendet në rajon për komunikim dhe dialog në raportet pozitë-opozitë, të zhvillimit të një konkurrence të vlerave. Por vlerë më e madhe është komunikimi, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes forcave politike. Në atë vend ku nuk ka dialog në mes forcave politike, nuk ka as rend demokratik nuk ka as demokraci. Ne po e kultivojmë demokracinë bashkarisht”- tha kryeministri Thaçi.

Thaçi tha se institucionet e Kosovës tani do të përqëndrohen në reformat e nevojshme kushtetuese për të bërë të mundur zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit dhe krijimin e më shumë zonave elektorale në zgjedhjet e ardhshme parlaementare që do të mbahen pas tri vitesh, sipas marrëveshjes së përbashkët PDK, LDK, AKR. Sipas tij, e enjtja shënoi fillimin e një historie të re politike për Kosovën dhe një agjende të re reformash.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›