E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti per Lisbonen diskutime per 80 miliarde euro

Në Gödöllö afër Budapestit ministrat e jashtëm të eurozonës diskutojnë paketën e ndihmës për Portugalinë. Lisbona e mbytur në borxhe ka dorëzuar të enjten në mbrëmje kërkesën zyrtare për kredi nga Bashkimi Evropian. Gjatë samitit dy ditor pritet të caktohen dhe kushtet për të cilat paraprakisht cilësohen si të vështira për t’u pranuar nga Lisbona.

Ekspertët vlerësojnë nevojë financiare deri në 80 miliardë euro. Por bisedimet ndërlikohen për shkak të krizës qeveritare në të cilën ndodhet Portugalia.

Qeveria e pakicës socialiste e kryeministrit José Sócrates dha dorëheqjen në fund të marsit pasi opozita refuzoi të miratonte shkurtimet e buxhetit. Ndaj me një qeveri tranzicioni rënia dakort për  kushtet e paketës së shpëtimit cilësohet e vështirë.  Sipas BBC paketa e shpëtimit do të jetë e ngjashme me atë të ofruar për republikën e Irlandës, çka do të thotë se 2/3 e fondeve do të akordohen nga BE dhe një e treta nga  FMN.

Në kuadër të samitit Spanja përmes ministres së jashtme Elena Saldago nxitoi të theksonte sërish se Madridi nuk do të kërkonte paketë ndihme.

Pas Greqisë dhe Irlandës, Portugalia është vendi i tretë evropian që kërkon ndihmë financiare ndërkombëtare.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›