E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoteli romantik shtepia e Poter Xhons dhe Batman

Pas disa vitesh restaurimi hap dyert për vizitorët ndërtesa më romantike në Britani, një hotel me 5 yje që të kujton arkitekturën gotike viktoriane.

Në krah të stacionit hekurudhor, në Sent Penkërs, restaurimi i hotelit ka kushtuar 150 milionë paund për t'u kthyer në një objekt rëndësie të veçantë me 38 suita viktoriane dhe 450 dhoma.

Hoteli përkrah stacionit hekurudhor Sent Penkërs formon atë që njihet si hyrja nga Europa drejt Londrës, apo Britanisë së Madhe. I quajtur dikur Midlend Grend, hoteli u ndërtua më 1868-ën dhe është cilësuar si përfaqësuesi më elegante e arkitekturës gotike viktoriane.

Gjatë historisë së tij 143-vjeçare, hoteli u ka rezistuar zjarreve të luftës, ndërsa në ekranin e madh është shfaqur disa herë në filma si "Herri Poter",  "Ditari i Bridxhet Xhons" apo edhe "Batman".

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›