E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e presidentit: Zaganjori drejt raundit të dytë, përplasje për datën

Dështon votimi në raundin e parë. Ska firma për Xhezair Zaganjorin, në pritje të konsensusit nga PS. Debat në Konferencën e Kryetarëve për ditën e raundit të dytë.

Seanca ezaurohet pa u kryer votim.

Ruçi: Sështë vonë për të arritur konsensus Berisha: Më thoni çfarë ka mangët kandidati.

Dështoi dje raundi i parë i votimit në Parlament për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Partia Demokratike dhe aleatët e saj, LSI, PDIU dhe PR, nuk kanë hedhur për votim emrin e përzgjedhur midis tyre, atë të Xhezair Zaganjorit, i cili u përzgjodh dy ditë më parë nga tryeza e aleatëve të maxhorancës.  Raundi i parë i procesit të zgjedhjes së Presidentit është quajtur i ezauruar, për shkak të mungesës së një kandidature të regjistruar në Kuvend me 20 firma deputetësh. Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk kanë mbledhur firmat e nevojshme për kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, për shkak të mungesës së konsensusit me Partinë Socialiste. Edhe pse në Kushtetutë është parashikuar që zgjedhja e Presidentit të bëhet pa debat dhe me votim të fshehtë, përfaqësuesit e dy kampeve kanë replikuar dje nga foltorja e Kuvendit, për mungesën e dialogut në zgjedhjen e kreut të shtetit. Kryetari i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, theksoi se kandidatura e propozuar nga maxhoranca nuk i është nënshtruar procesit të konsultimeve me opozitën, ashtu siç kërkon Kushtetuta. Për Gramoz Ruçin, dialogu dhe negociatat nuk duhet të zhvillohen brenda të njëjtit kamp, por me kundërshtarin politik. Kreu i Grupit të PS-së deklaroi se Kryeministri Berisha duhet të pranojë ftesën e kreut të opozitës për të dialoguar dhe për të gjetur një kandidat konsensual. Asnjëherë nuk është vonë për të

BERISHA DJE NE PARLAMENT

arritur një konsensus sipas frymës së Kushtetutës për ti dhënë Shqipërisë kreun e ri të shtetit. Të marrësh përgjigje negative përsëri për herë të tretë, përsëri për fajin tonë, është përgjegjësi e madhe zotërinj të maxhorancës, zoti Kryeministër, deklaroi Ruçi. Për Kryeministrin Berisha, opozita duhet të marrë në konsideratë shqyrtimin me seriozitet të kandidaturës së propozuar, atë të Xhezair Zaganjorit. Sipas Berishës, kandidatura e Zaganjorit i plotëson të gjitha kriteret për të qenë figura e unitetit kombëtar. Në rast se doni të faktoni se nuk keni për qëllim të bllokoni procesin e integrimit, ngrihuni dhe studiojeni më mirë. Dhe na thoni se çfarë ka mangët ky për të qenë një kandidat konsensual. Mangët ka vetëm një gjë, vendosmërinë patologjike të kryetarit tuaj, për të bllokuar çdo gjë që ka në dorë. Ka në dorë të bllokojë këtë seancë, e bllokon, ka në dorë të bllokojë reformën zgjedhore e bllokon, ka në dorë të bllokojë reformën parlamentare, e bllokon. Ka në dorë të bllokojë heqjen e imunitetit e bllokon, se ia thotë Këshilli i Miliarderëve, deklaroi Berisha. Një thirrje për të riparë kandidaturën e Xhezair Zaganjorit erdhi dhe nga kreu i LSI-së, që theksoi se opozita ka të drejtë të propozojë kandidaturat e saj, por kandidatura e së djathtës plotëson kriteret për të qenë konsensual. Mendoj që koha e shkurtër e ka bërë të pamundur edhe që të jepet një vlerësim më objektiv e më realist i kandidaturës në fjalë. Ndaj unë mendoj se duhet të çmojmë me seriozitet procesin në të cilin ne kemi hyrë dhe, njëkohësisht, kjo nuk do të thotë që opozita nuk ka të drejtë të propozojë nga ana e saj, sepse ky është një proces i dyanshëm, deklaroi Meta.

Debatet në Kuvend
Sali Berisha:
Opozita duhet të ndjekë procesin sipas Kushtetutës dhe nuk ka si detyrim të mbështesë kandidatët që paraqet qeveria. Kjo është normale. Qeveria për ta respektuar opozitën dhe për ti bërë të mundur asaj dhe ta votojë, duhet të heqë dorë shumica nga disa kandidatura që për definicion vështirësojnë shumë votimin nga opozita. Edhe unë po të isha, këtë qëndrim do mbaja. Por, çfarë përcaktuam ne? Ne përcaktuam si maxhorancë, kur ftuam zotin Ruçi, fusha nga të cilat do të përzgjedhim kandidatin.
Blendi Klosi: Për Topallin e ke fjalën?
Sali Berisha: Zonja që ju përmendet këtu në politikën shqiptare ka kontribute thelbësore, shumë të rëndësishme. Të garantoj unë ty, ose pyete pak kryetarin tënd se çfarë i thanë në takimin e tij më të rëndësishëm që ka pasur ndonjëherë, për zonjën. Po të dini të njihni disa copëza të vërtetash, pyesni kryetarin tuaj se çfarë i thanë. Ne u vetëkufizuam. Nuk sollëm politikanë apo drejtues të partive politike, por sollëm një kandidat i cili në 20 vite i ka shërbyer vendit dhe kombit të tij me përparësi të plotë. Ky kandidat është një intelektual, i cili u angazhua në fillim të viteve 90 në lëvizjen demokratike si shumica e të pranishmëve këtu. Ky kandidat ishte një drejtues i shkëlqyer katedre.
Sali Berisha: Ne prapë mendojmë se duhet ta shqyrtoni. Pesë vjet më parë, të gjithë ata që janë prapa të ulur në këto tavolina, e kanë ndier veten të turpëruar nga vetja jonë, po. Ju që nuk keni qenë, jua them unë. Jemi sjellë si thashethemexhinj. Në atë tryezë lëviznim emra dhe hiqnim emra personalitetesh, skemë të cilën sjam i prirë ta përsëris kurrë më. Se skemi të drejtë, kemi të drejtë të shqyrtojmë bashkërisht çdo kandidaturë, por duhet të gjejmë procedurën. Pse u skontua gjenerali Arjan Zaimi? U skontua se doli me origjinë nga Skrapari. Pse u skontua? Ore zotërinj, mos më bëni mua të botoj procesverbalin e asaj mbledhjeje. Mos me detyroni të botoj, sepse ajo është një gjë që nuk duhet ta përsërisim më kurrë.
Erjon Braçe: Po ti e shkarkove gjeneralin.
Jozefina Topalli: Mos e merrni me mërzi more zotërinj, do ta zgjedhim Presidentin, qetësohuni. Shpirt pranimi duhet, jo shpirt refuzimi.
Sali Berisha: Kandidatin studiojeni, shqyrtojeni. Po qe se ju paraqisni një argument të vetëm se ky zotëri nuk plotëson apo lë mangët kërkesat për të qenë kryetar i shtetit dhe për tu votuar, na i thoni dhe neve absolutisht vërejtjet tuaja, do ti trajtojmë.
Eduard Shalsi: Kështu the dhe për Bamirin ti.
Sali Berisha: Jo, jo. Bamiri ishte nënkryetar partie. Aty nuk kam folur kështu. Nuk kam kërkuar unë kurrë konsensus për Bamirin te ju. Dhe nuk kërkoj konsensus për nënkryetar partie te ju. Normale është që nuk mund të bëhet, jua them këtu ju.
Alfred Dalipi: Po na thuaj, si e zgjodhe?
Sali Berisha: Si e zgjodha? E zgjodha sepse kryetari juaj desh ta bllokonte me çdo kusht, ish-kryetari juaj me përgjegjësinë e etatistit dha kontributin e tij, për të cilin unë i jam mirënjohës. Sepse ish-kryetari juaj e kuptoi që vendi nuk mund të rrokullisej siç donte kryetari juaj, ndaj u zgjodh zoti Topi. Në rast se ju përmendni zotin Topi, zoti Topi ishte nënkryetar, këtu nuk kemi paraqitur zotin Patozi apo zonjën Topalli apo zotin Bode, këtu kemi paraqitur një njeri që qoftë vetëm një ditë të vetme nuk ka qenë me PD-në. Sidoqoftë, as dhe një moment të vetëm, as dhe një orë janë të gjitha të zbardhura. Mos u nisni nga paragjykimi, sepse është në interesin tuaj dhe në interesin e qytetarëve shqiptarë që posti i Presidentit të ketë një njeri me integritet, me kredenciale dhe me besueshmëri të lartë.

VOTIMI QUHET I KRYER EDHE KUR NUK KA KANDIDAT
Komisioni i Ligjeve i propozoi dje Kuvendit që

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›