Tiranë, arrestohet ish-gardisti, akuzohet për prostitucion

Policia e Tiranës ka arrestuar një ish efektiv të Gardës së Republikës pasi akuzohet për prostitucion. Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar 25-vjeçari Ilirjon lindur në fshatin Derjan Mat dhe banim të përkohshëm në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pas një kallzimi penal nga një shtetase 15 vjeçare, e cila deklaron se për një periudhë 5 mujore është shfrytëzuar nga 25-vjeçari për prostitucion. Sipas 15-vjeçares fillimisht ka pasur një histori dashurie me tyre dhe më pas dyshohet se Gjoni e ka shfrytëzuar adoleshenten për prostitucion në disa motele në Tiranë.
Sipas policisë ndalimi i tij, u realizua pasi nga tërësia e veprimeve hetimore duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ky shtetas dyshohet të jetë autor i veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Ndërkohë materialet proçeduriale në ngarkim të tij, ju kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.