Tiranë, sherr për motive pronësie, një i plagosur

Një sherr për motive pronësie ka çuar në plagosjen e një personi në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën pranë ish-parkut të autobusave ku shtetasi Avni Nika i cili është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Sipas policisë është arrestuar shtetasi Abdyl Zgura i cili dyshohet se ka plagosur me armë Nikën ndërsa shkak për ngjarjen është pronësia.