E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhje 2025/ Çfarë duhet të dini për qarkun e Shkodrës, nga numri i mandateve tek emrat e kandidatëve

Qarku i Shkodrës shtrihet në veriperëndim të vendit. Ky qark përbëhet nga Bashkia e Shkodrës, Vau i Dejës, Fushë Arrëzit, Malësisë së Madhe dhe Pukës.

Në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 në këtë qark u regjistruan 272.078 zgjedhës, ku ushtruan të drejtën e votës 113897 ose 41.86% . Në zgjedhjet e 11 majit 2025 në këtë qark janë regjistruar 261.579 zgjedhës.

Qarku i Shkodrës prodhon 11 mandate. Në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 ky qark prodhoi larmishmëri mandatesh, ku PS mori 3 mandate, PD 5 mandate, PSD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.

Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, votat për kandidatët dhe ndarjen  e mandateve përmes platformës së mëposhtme.

GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, për herë të parë në këto zgjedhje ushtrojnë të drejtën e votës edhe qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ata do të votojnë nga vendet ku ata jetojnë me anë të postës.

Në këto zgjedhje janë regjistruar 245935 qytetarë nga diaspora, ku 17,452 ose 7.1% e tyre do të votojnë për Qarkun e Shkodrës.

LISTA E KANDIDATËVE

PD (ASHM)-LISTA E MBYLLUR 

  1. Luçiano Boçi
  2. Kliti Hoti
  3. Greta Bardeli
  4. Ramadan Likaj

PD (ASHM)-LISTA E HAPUR 

  1. Ndoc Ashta
  2. Lodovik Hasani
  3. Liljan Idrizaj
  4. Ted Kopliku
  5. Arben Lushaj
  6. Aurel Markaj
  7. Matilda Matija
  8. Senada Mehmeti
  9. Gentian Ndoj
  10. Elmira Ndrevashaj
  11. Bardh Spahia

PS-LISTA E MBYLLUR 

  1. Marjana Koçeku
  2. Onid Bejleri
  3. Xhenis Çela
  4. Bujar Rexha

PS-LISTA E HAPUR

  1. Edona Bilali
  2. Enertil Canaj
  3. Ervin Doda
  4. Holta Duda
  5. Frrok Gjini
  6. Besmir Lesha
  7. Marjan Ndershtiqaj
  8. Vera Ndrecaj
  9. Kejsi Spahija
  10. Shkelqim Sterkaj
  11. Adnan Shullani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›