E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje e presidentit, sot takohet Rama me Berishën

Rama dhe Berisha ne tryezen per Kodin Zgjedhor ne tetor 2010

Zgjedhje e presidentit të ri të vendit do të ulë sot në tryezën e bisedimeve kryetari e Partisë Socialiste, Edi Ramën dhe kryeministrin Sali Berisha.

Takimi Rama-Berisha do të zhvillohet të sot në orën 20.30 më në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Takimi i tyre do të vijë pak orë para mbajtjes së raundit të dytë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Burime nga selia blu konfirmojnë se, Berisha e Rama do ta zhvillojnë takimin e kërkuar, të shoqëruar nga kryetarët respektivë të grupeve parlamentare, përkatësisht Astri Patozi dhe Gramoz Ruçi.

Ulja në tryezën e bisedimeve është vënë si kusht nga kreu i PS-së, Edi Rama, në të kundërt ka paralajmëruar se nuk do të japë konsensusin për zgjedhjen e presidentit të ri. Nga ana e tij, kryeministri Berisha ka shprehur gatishmërinë që të ulet për bisedime me kreun e selisë rozë, por duke mos pranuar kushte dhe pazare në tavolinë, në kërkim të një procesi që do të sjellë rezultat.

Bashkë me këtë kusht, Rama renditi edhe tre të tjera çështje që kanë të bëjnë me reformat, ndërkohë që vazhdoi të këmbëngulë në takimin në nivel kryetarësh.

Para pak ditësh, ishte kreu i LSI-së, Ilir Meta, ai që apeloi më tepër për një takim të mundshëm mes dy drejtuesve të pozitës dhe opozitës. Kreu i LSI-së e quan të domosdoshëm një takim mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës, Edi Rama. Sipas tij, presidenti mund të zgjidhet në raundin e dytë, vetëm nëse takohen dy liderët kryesorë të politikës për të negociuar.

Gjithsesi, të dielën pritet takimi mes Berishës dhe Ramës. Ndërsa raundi i dytë i votimit për presidentin është përcaktuar të hënën, rezultatet e takimit mes Berishës dhe Ramës do të konfirmojnë nëse në këtë votim do të shkohet zyrtarisht me një kandidat apo jo.

Ndërsa, kandidati i vetëshpallur për postin e presidentit, ish-kryeministri socialist, Fatos Nano ka zhvilluar takime intensive në zyrën e tij me ish-deputetë, ish-drejtues qendrore dhe lokalë të PS-së, si edhe me drejtues e aktivistë të shoqërisë civile dhe të rinj e të reja, ku ka shpjeguar se vetofrimi i tij më së shumti ka synuar te pikëtakohet me PS-në dhe kandidimi i tij të niset dhe mbështetet nga PS edhe pse Fatos Nano ka qenë për 15 vjet kryetar i PS-së.

Ndër, të tjera është diskutuar edhe për mundësinë e moskandidimit të Fatos Nanos për shkak të mosmbështetjes nga Edi Rama. Në një rast të tillë, nëse Rama nuk e mbështet Nanon në kandidimin për president, ky i fundit ka paralajmëruar se, një fraksion i ri mund të lindë nga PS-ja si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Nëse Edi Rama nuk e mbështet Fatos Nanon në kandidimin për President, atëherë në këto takime u përcaktua gatishmëria për fillimin e përgatitjeve për një lëvizje të re politike përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan ti dalin për zot fateve të Shqipërisë dhe që e duan Shqipërinë Evropiane, thuhet në një njoftim për shtyp, të shpërndarë nga Arian Galdini.

Nga ana tjetër Xhezair Zaganjori, kandidati i pa zyrtarizuar i dalë nga tryeza e mazhorancës, ishte para dy ditësh në selinë e Partisë Socialiste, në një iniciativë që sipas tij e ka ndërmarrë vetë për të njohur krerët e partive parlamentare me platformën e tij për drejtimin e shtetit.

Edhe pse takimet e mëparshme Berisha-Rama nuk kanë sjellë asnjëherë marrëveshje apo kompromis, kësaj herë pritet që dy liderët të gjejnë gjuhën e përbashkët pasi kushtet e krijuara e lejojnë këtë. /F.S/ E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›