E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje në PSHDK

Në bazë të kërkesës me shkrim të mbi një të tretave të delegatëve të saj dhe shumicës së anëtarëve të Kryesisë, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) ka vendosur të mbajë Kuvendin e Jashtëzakonshëm më 27 mars të këtij viti.

Vendimi është marrë pas një analize disamujore të mbarëvajtjes së partisë, bazuar edhe në kërkesën e degëve dhe të anëtarësisë së gjerë, në saje të mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe në saje të domosdosë së strukturimit e fuqizimit të kësaj partie si subjekt politik me rëndësi për avancimin e demokracisë dhe ndërtimin e shtetit ligjor të Kosovës.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm thirret me të vetmin qëllim për të zgjedhur Kryetarin e ri të kësaj partie.

“PSHDK’ja është parti e djathtë kombëtare dhe e tillë do të mbetet dhe në të ardhmen, duke u angazhuar për integrime mbarëshqiptare e europerëndimore”, thuhet në njoftimin e PSHDK’së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›