E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave, PD përshëndet vendimin e BE-së

"Sot qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, janë më afër se kurrë ëndrës së tyre europiane, liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Europian falë një pune kolosale që u ndërmor nga qeveria përsa i takon dokumentave të identitetit, sigurisë së kufijve, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe plotësimit të të gjithë kërkesave të tjera në udhërrëfyesin e BE-së. Kështu ka deklaruar deputeti i PD-së Aldo Bumçi në një konferencë për shtyp duke iu përgjigjur deklaratave të PS-së për kartat e identitetit. Sipas tij deklarimet e zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Europian, dhe Resoluta e Parlamentit Europian që kërkon përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë janë tregues shumë të qartë të vlerësimit dhe vullnetit pozitiz që ekzsiton ndaj Shqipërisë.
"Përkundrejt këtyre përpjekjeje z. Rama ka ndërmarrë një aksion politik të paprecedentë kundër liberalizimit të vizave, kundër kësaj aspirate madhore të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Trashigimtarët e Partisë së Punës dhe izolimit gjysëm shekullor kanë ndërmarrë një fushatë shpifjesh kundër sigurisë së dokumentave të identitetit, me qëllim bllokimin e liberalizimit të vizave" theskoi Bumçi.
Ai shtoi gjithashtu se deklarata për falsifikimin e dokumentave të identitetit është vetëm akti i fundit në përpjekjet e tij 6 mujore të bojkotit dhe protestave për të penguar liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›