Zgjedhje parlamentare në Francë, mbahet raundi i parë i votimeve për 577 anëtarët e Asamblesë Kombëtare

Francezët votojnë këtë të dielë në raundin e parë të zgjedhjeve parlametnare, pasi në muajin prill u mbajtën presidencialet në të cilat Emanuel Makron fitoi një mandat të dytë në detyrë. Këtë herë, votohet për zgjedhjen e 577 ligjëvënësve të asamblesë kombëtare, që është dhoma e ulët e parlamentit të vendit.
Macron synon të fitojë një mazhorancë absolute për të cilën koalicionit të tij të qendrës së djathtë do t’i dhuhet të fitojë një minimum prej 289 vendesh. Përballë koalicionit të tij është aleanca e partive të spektrit të djathë, të cilat janë shfaqur më të bashkuara se kurrë dhe pritet të përbëjnë një sfidë reale për Macron. Por ndarja e vendeve të parlamentit të ri do të bëhet më e dukshme pas raundit të dytë, që mbahet një javë më pas, në datën 19 qershor.
Ndërmjet partive politike ekziston shqetësimi për mundësinë e një niveli të lartë të mospjesëmarrjes së votuesve në këto zgjedhje. Kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, në raundin e parë abstenuan 51.3 përqind e votuesve.
/rtsh/