Beteja për Severodonetsk-un, bombardimet ruse shkaktojnë zjarr në një uzinë kimike

Bombardimet ruse kanë shkaktuar një zjarr masiv në një uzinë kimike në qytetin lindor të Severodonetskut në ukrainë, ku vijojnë pa pushim luftimet e ashpra mes forcave të vendit dhe atyre ruse.
Guvernatori i krahinës së Luhanskut, pjesë e së cilës është severdonetksut, Sehiu haidai bëri të dtiur për televizionin shtetëror ukrainas se flakët filluan pas rrjedhjes se dhejtra tonëve vaj nga radiatorët e dëmtuar të impiantit azot.
“Uzina kimike Azot ka qenë shënestër e bombadimeve për orë të tëra” – u shpreh Haidai, por pa bërë të ditur nëse nga incidenti ishin shkaktuar viktima ose nëse flakët ishin vënë nën kontroll.
Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 800 civilë ndodhen në vendstrehimet e nëndheshme në atë uzinë . Duke folur për situatën aktuale në Severodonetsk, Haidai tha se rusët kontrollonin pjesën më të madhe të qytetit, por gjithsesi situate ishte nën kontroll. Për javë të tëra, ai qytet ka qenë fokusi i përpjekjeve të rusëve për të marrë lindjen e Ukrainës, dhe me sa duket ata po i afrohen marrjes nën kontroll të plotë të tij.
Gjatë ditëve të fundit, zyrtarët lokalë ukrians kanë paralajmëruar se po u mbaronin municionet, ndërsa presin me dëshpërim për armë të reja nga perëndimi.
/rtsh/