Zgjedhje presidenciale në Rusi

Përgjatë Rusisë, e cila ka nëntë zona kohore të ndryshme, ka filluar një maratonë votimi prej 21 orësh, në 91 mijë qendra votimi.
Sondazhet e paguara nga shteti presin një fitore të Putinit prej pothuaj 60 për qind, çka do të thoshte një triumf i lehtë i kryeministrit aktual, i cili do të shmangte balotazhin me kandidatin e dytë që merr më shumë vota.
Dhjetëra mijëra vëzhgues zgjedhjesh kanë dalë vullnetarë për të ofruar shërbimet e tyre në zgjedhje, në përpjekje për të penguar përsëritjen e manipulimeve që ndodhën në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.
Agjencitë ruse të lajmeve thanë se do të jenë 685 vëzhgues të akredituar, 219 prej të cilëve nga OSBE-ja. Po ashtu, nëpër qendrat e votimit janë instaluar kamera.
/Start/E.B/
2012-03-04 13:21