Fier, gjendet kufoma e një mashkulli në bregdet
FIER- Gjendet një trup i pajetë në Darzezë të Fierit. Lajmi bëhet i ditur nga policia e këtij qyteti, sipas së cilës kufoma është gjetur në bregdet.
Ende nuk dihen shumë të dhëna për rrethanat e ngjarjes, por mësohet se kanë qenë banorët e zonës, të cilët evidentuan trupin e pajetë dhe të dekompozuar në rërë.
Sipas policisë trupi është i seksit mashkull dhe mendohet se mund të jetë i moshës rreth 30-vjec. Ndërkaq po punohet për identifikimin e tij dhe qartësimin e shkakut të vdekjes.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)