E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, në pranga 14-vjecari i bandës ‘B13’

SARANDË- Goditet sërish banda e njohur me emrin ‘B13’ në qytetin e Sarandës. Sipas policisë së qytetit bregdetar agjentët kanë rënë në gjurmët e bandës, pas grabitjes së një dyqani, por nga 5 anëtarët e saj, është arrestuar vetëm 14-vjecari me iniciale E.E.

Ndërkohë që katër të tjerët, mes tyre 2 adoleshentë dhe 24-vjecari Elton Abazi e 21-vjecari Lisjen Kazo janë në kërkim. Burime nga policia bëjnë të ditur se banda që tashmë akuzohet për 7 grabitje të ndryshme gjatë këtij viti, janë goditur dhe njëherë në vitin 2010, por pas pak muajsh burgim ata janë rigrupuar sërish për të vijuar aktivitetin.

Madje policia i ka identifikuar të rinjtë si persona problematikë, me precedentë penalë ndërsa në bandë shpesh anëtarësojnë dhe të rinj të tjerë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›