Zgjedhje të parakohshme për të bllokuar Bamir Topin?
Share
Gazeta më e re në treg Shqiptarja.com, në një shkrim të sajin sot, aludon se në vend mund të ketë zgjedhje të parakohshme, për të mos i lënë kohë Bamir Topit që të organizojë partinë e re. Gazeta shkruan se ky është një skenar sekret i Partisë Demokratike, që ka realizuar sondazhe me rezultate dramatike. Kështu, siç raporton Anila Basha duke iu referuar këtij burimi në PD, të dhënat tregojnë se mbështetja ndaj Bamir Topit është më e madhe se ndaj Berishës apo Ramës. 50 përqind e qytetarëve do ia jepnin votën Topit, kurse Berishës dhe Bashës 35-40 përqind. Zgjedhjet mund të bëhen direkt pas votimit për presidentin. Në zgjedhjet e fundit lokale, PD doli me një rezultat dramatik, por shpreson tek votat e LSI dhe aleatëve të tjerë.