Asambleja e OKB-se Sejdiu niset drej SHBA-ve

Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu udhetoi sot per ne Nju Jork. Me te do bashkohen edhe kryeministri Hashim Thaci e ministri i puneve te Jashtme Skender Hyseni.
Ata do te marrin pjese ne pritjen e organizuar nga Presidenti i ShBA-ve Barak Obama me rastin e hapjes se sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Gjate kesaj vizite pritet qe te zhvillojne takime me lidere dhe perfaqesues te ndryshem te shteteve ku do ti bejne thirrje shteteve qe ende nuk e kane njohur shtetesine e Kosoves ta bejne kete.
Po ashtu ne kete pritje te organizuar nga presidenti amerikan do te marre pjese edhe shefja e diplomacise evropiane Catherine Ashton ku mesohet se ne margjinat e sesionit te ri te Asamblese se Pergjithshme do te bisedohet rreth modaliteve per bisedimet teknike ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Fatmir Sejdiu do te mbaje nje ligjerate ne Universitetin e Harvardit.