E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, 10 mijë persona të verbër u mohohet vota

Mbi 10 mijë personave të verbër në mbarë vendin u mohohet e drejta e votimit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për paisjen e këtyre personave me mjete të posaçme për të votuar.

Duke iu referuar kryetarit të shoqatës së të verbërve Sinan Tafaj shoqata ka kërkuar bashkëpunimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga i cili nuk ka marrë akoma asnjë përgjigje.
 

Në zgjedhjet e vitit 2005 personave të verbër u janë plotësuar kushtet për të votuar në mënyrë të pavarur. Probleme në këtë aspekt janë vërejtur në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2009.

Ndërkohë zgjedhjet e fundit do të ketë 10 mijë votues më pak në të gjithë vendin dhe veçanërisht mbi 1 mijë e 500 votues vetëm në kryeqytet.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›