Dodik nuk heq dorë nga referendumi
Kryetari i Republikës Serbe të Bosnjes, Millorad Dodik tha se ky entitet nuk do të heqë dorë nga referendumi për Gjykatën dhe Prokurorinë e Bosnjë Hercegovinës.
Dodik tha se referendumi është çështje e brendshme e Republikës Serbe, e jo çështje me të cilën duhet të merren ambasadorët e huaj".
Më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, Patrik Mun, deklaroi se insistimi në referendum do të krijonte një situatë serioze e cila kërkon zgjidhje.