Zgjedhjet 2009, PD, oferta për Ballin dhe Legalitetin
Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD, Aldo Bumci komenton përpjekjet për koalicionin e ri të së djathtës: "PD-ja i ka gati ofertat e saj për PLL-në e Ekrem Spahisë dhe për Ballin Kombëtar Demokrat.Mund të jetë edhe partia e LZHK-së"
TIRANE- Legalistët dhe ballistët do të jenë aleatët e rinj të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme. Ende është me dyshim nëse në koalicionin e maxhorancës do të jetë dhe Dashamir Shehi me LZHK-në e tij, por gjithsesi ky është vendim që e merr kjo parti. Për këto aleanca të reja flet Aldo Bumçi, zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, i cili shprehet se PD-ja i ka gati ofertat e saj për PLL-në e Ekrem Spahisë dhe për Ballin Kombëtar Demokrat. “Këto janë partitë që pritet të jenë pjesë e koalicionit. Mund të jetë edhe partia e LZHK-së, por varet në vendimin politik të kësaj partie”, - u shpreh dje Bumçi. Sipas tij, aktualisht PDr-ja po përfundon procesin e shkrirjes, kështu që mbetet për të negociuar me dy parti të tjera. Sa i takon aleancës me demokristianët, Bumçi shprehet se deri në zgjidhjen e çështjes ligjore që përfaqësues të ndryshëm të PDK-së kanë, nuk pritet të ketë oferta për ta në koalicionin e maxhorancës. Legalistët dhe Balli kanë qenë aleatë të hershëm të PD-së në koalicionet e saj kur ajo ishte në opozitë. Por, në 2005, asnjëra prej këtyre partive nuk arriti të kishte deputet në parlamentin aktual. Arsyeja ishte se PLL-ja kandidoi jashtë koalicionit, ndërsa PBDK-ja kishte konflikte të brendshme dhe ndarje të saj në shumë copëza, që nuk arritën të merrnin përqindjen e duhur të votave. Një javë më parë, Partia Balli Kombëtar Demokrat në një asamble të tij, mblodhi rreth vetes të gjithë themeluesit, por dhe pjesët e ndara në një, me synimin që të ketë përfaqësues në parlamentin e ardhshëm. Ndërsa, PLL-ja u bë pjesë dytësore e koalicionit, në kohën kur Berisha bëri zëvendësministër të Kulturës Ekrem Spahinë. Sa i takon aleatëve aktualë të PD-së, Nard Ndoka, kryetari i PDK-së, deri më tani është shprehur se do të krijojë një të djathtë pa Berishën, duke përjashtuar kështu mundësinë e bashkëpunimit me këtë koalicion. Berishës i mbetet të bëjë koalicion me një pjesë të PDK-së, ata që mbeten jashtë partisë së Ndokës, duke e konfiguruar kështu një koalicion me shumë parti. Kështu, aleatët më të ngushtë të PD-së janë republikanët e Mediut, liberalët e Starovës, i cili pak kohë më parë mohoi shkrirjen e kësaj partie në PD, pastaj vijojnë me aleatët e lëvizshëm, si Lidhja Demokristiane e Nikollë Lesit, apo PBDNJ-ja, që bën koalicione paszgjedhore, kryesisht me koalicionit që i fitojnë zgjedhjet. Priten ndërkohë përfundimet e zgjedhjeve të brendshme në PD, ku Tirana zë punën më të madhe. Aktualisht po bëhen zgjedhjet e kryetarëve të seksioneve, më pas do të ketë zgjedhje për kryetarët e 11 njësive, dhe më pas do të organizohet Kuvendi për Tiranën, nga i cili do të dalë dhe kryetari i ardhshëm i PD-së së kryeqytetit. Kjo pritet të mbarojë deri nga fundi i shkurtit, fillimi i marsit, për ta mbyllur këtë cikël me Kuvendin e madh të PD-së, ku do të ketë zgjedhje deri në nivel nënkryetarësh, si dhe do të përcaktohen objektivat për fushatën elektorale të majit.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)