E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet 2013 skenaret PD-PS poli i trete Topi-Spahiu

Sali Berisha Edi Rama dhe Bamir Topi kane ndertuar skenaret e tyre per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare qe do te zhvillohen vitin e ardhshem.
Nisur edhe nga deklarata dy dite me pare e kryeministrit Sali Berisha por edhe sulmi i vazhdueshem ndaj Presidentit Bamir Topi duket se skenaret jane bere
gati per te dy kampet. Fakti qe ligji zgjedhor dhe formula do te mbeten te pandrushuara u ka dhene dy kryetareve te forcave kryesore politike PD e PS te drejten per te filluar te mendojne per koalicionet dhe menyren sesi do te hyjne ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit te ardhshem.
Demokratet Kryeministri Sali Berisha nuk e ka menduar dy here faktin se gjityhcka per deputetet dhe maxhorancen ne kuvend do te varet nga koalicioni qe do te krijoje per zgjedhjet e reja.

Burime afer kryeministrit thane per gazeten shqiptarja.com se.ryeministri Sali Berisha ka filluar tratativat madje edhe ndermjetesimet me kryetaret e partive qe do te kete si aleate ne koalicion ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme. Por Berisha ka filluar te beje te gjitha kalkulimet ne baze te numrit te votave qe do te sjelle cdo force politike qe eshte prane tij me shume se deputetet qe do te marrin ne kuvend.

Nese nje force politike arrin te marre 15 mije vota do te kete nje minister ne qeverine e re qe do te dale nga zgjedhjet e pergjithshme te 2013. Per 5000 vota do te dale nje zevendesminister e keshtu me radhe eshte oferta e qarte e bere nga kryeministri Berisha per te gjithe aleatet e tij. Skenari i cili eshte bere gati si nje nder variantet e ofertes se kryeministrit eshte duke qarkulluar tashme tek te gjithe anetaret e ketij koalicioni. Madje shume nga kreret e partive jane te joshur nga nje skeme e tille. Me se shumti Levizja Socialiste per Integrim e cila vec zhvillimeve qe do te kete pergjate ketij viti para dhe pas zgjedhjeve te presidentit ne
bilancet e veta elektorale ka garantuar me shume vota se aleatet e tjere te Berishes. Rrjedhimisht me skemen e re qe ka futur kryeministri ne loje per zgjedhjet e pergjithshme nese do te ruaje nje numer votash prej 80 mije te tilla sikurse rezultoi ne zgjedhjet e pergjithshme te 2009 do te kete me shume ministra ne kabinet. Oferta ka joshur se tepermi edhe kreun e PDIU Shpetim Idrizi i cili ne zgjedhjet vendore te ketij viti arriti nje total prej 40 mije votash. Fare mire Idrizi i cili sipas burimeve nga maxhoranca do te ruaje koalicionin me te djathten do te perfitoje nje minister por edhe tre apo kater zevendesministra per tu prezantuar ne partine e re. Ka pasur kohet e fundit nje oferte te qarte nga PD per te afruar brenda radheve te koalicionit te djathte edhe Nard Ndoken te cilit edhe gjate ketyre koheve i eshte afruar nje post ministri.

Edhe pse negociatat mes paleve te treta pra jo drejtpersedrejti me Berishen nuk kane qene rezultative burimet brenda PD thone se vete Ndoka eshte I lekundur nese duhet te jete afer te majtes apo me afer te djathtes. Gjithsesi koalicioni Aleanca per Qytetarin ne zgjedhjet e vitit 2009 u prezantua me 21 parti duke arritur te mbledhe me shume vota per zgjedhjet e pergjithshme e po ashtu duke marre nje numer me te madh deputetesh fale edhe qendrimit te Levizjes socialiste per Integrim krah Partise Demokratike. Me metoden e re te kryeministrit Berisha per te gjitha partite e tjera qe do te perfitojne nga skema ndoshta nuk jane te rendesishem deputetet ne kuvend me shume sesa ministrat.

SOCIALISTET
Jane me te paqarte ne berjen e koalicionit te ardhshem per zgjedhjet e pergjithshme. Edhe pse Edi Rama e ka te qarte se zgjerimi i koalicionit eshte ai i cili mund ta nxjerre fitues apo humbes ne zgjedhje i ka kushtuar me shume rendesi edhe listes se deputeteve. Ne korridoret e selise roze jane duke u formuluar shume variante por deri tani nuk ka asgje te sakte. Edi Rama nepermjet kontakteve te perjavshme vazhdon te ruaje marredheniet me aleatet e deritanishem ne opozite edhe pse nder te tjera kane filluar kontaktet nepermjet sekretarit te Pergjithshem Gramoz Ruci per te zgjeruar koalicionin. Jo zyrtarisht nje nder variantet qe permendet ne korridoret roze eshte propozimi per listen e deputeteve qe do te futen dhe garojne ne secilin qark.Keshtu numri i pare I listes ne cdo qark patjeter qe do te jete deputet i Kuvendit te Shqiperise. Por per zyrtaret socialiste eshte menduar qe numri 10 psh qe mund te jete ne liste nese PS fiton zgjedhjet te kete nje post drejtues ne administraten shteterore. Pra ata qe do te vendosen ne liste nga fundi dhe qe qartesisht
dihet se nuk do te jene deputete duke marre ne analize dhe raport edhe zgjedhjet e kaluara do te kene pozicione zv.ministrash drejtoresh te pergjithshem apo rangje te ndryshme drejtoresh ne administraten shteterore.
Varianti i thene nen ze ne zyrat e selise roze ende nuk ka marre viston per te qene nje variant i konsoliduar dhe per tua thene gjithe armates se njerezve qe do te angazhohen per zgjedhjet e pergjithshme nga opozita.

BAMIR TOPI ESPAHIU
Akuzat dhe kerkesa per shkarkim e nenkryetarit te KLD nga ana e kryeministrit Berisha erdhi vetem per faktin se gjeresisht ne qarqet politike eshte thene se partia e re qe pritet te krijoje Bamir Topi do te kete nje koalicion te vetin dhe deri tani gjasat jane qe te jete ne koalicion me partine e re qe pritet te shpallet Aleancen Kuq e Zi. Kjo force e re politike e cila eshte e angazhuar me se shumti dermjet te rinjve do te hyje ne zgjedhjet e pergjithshme. Vete Spahiu i cili sikurse e ka shprehur edhe vete ka qene ne pritje te sulmit te kryeministrit eshte me i interesuar per aleancen e re. Nderkohe qe asgje e tille nuk do te kishte ndodhur nese Aleanca Kuq e Zi do te pranonte te hynte ne zgjedhjet e pergjithshme me Partine Demokratike ne koalicion.

Negociatat e bera nga palet e treta kane qene te deshtuara. Pritet qe ketij poli te trete qe do te krijohet dhe qe ndoshta do te jete vendimmarres per krijimin e qeverisjes se re te 2013 mund ti bashkohet edhe LZHK ashtu sikurse ka tratativa edhe per disa parti te djathta te pakenaqura me qeverisjen aktuale apo qe nuk kane marre premtimet dhe postet qe u jane ofruar ne fillim nga Partia Demokratike. Skenaret e hedhur ne tregun politik gjate ketyre diteve per organizimin e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare duket se kane ndezur motorret e oganizimit nga vete kryetaret e ketyre koalicioneve majtas djathtas apo ne qender. Nderkohe qe me shume se ne baze te gjitha energjite e deritanishme jane perqendruar me shume te kreret e partive edhe ato me te parendesishmet sesa te baza e ketyre forcave politike.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›