E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiks Fare Metasille videon qe ke

Nje video pergjim i cili eshte ne duart e Spartak Brahos sipas deklarimit te sotem te kreut te LSI Ilir Meta ka kthyer edhe njehere debatet ne emisionin investigativ Fiks Fare.

Ne transmetimin e sotem te ketij emisioni nje nder drejtuesit e tij Saimir Kodra deklaroi se do te ishte shume mire qe nese Meta te kishte nje video te tille per te cilen kerkon vetem dy minuta kohe per ta transmetuar atehere ai patjeter mund ta conte ate ne emision. I themi zotit Meta zotit Berisha zotit Rama dhe kujtdo qe disponon video te tilla se ne jemi te hapur per te transmetuar cdo video orgjinale dhe jo te manipiluar sic e kemi ne praktiken tone te punes dhe jo vetem dy minuta sa kerkon zoti Meta por edhe me shume. Madje eshte i ftuar te vije mes nesh bashke me videon per te cilen foli dhe te beje edhe komente thuhet ne reagimin e Fiks Fare.

Zoti Meta beri te qarte se ekziston nje tjeter video pergjim dhe sipas fjaleve te tij lihej te kuptohej se aty do te ishte Edi Rama duke u bere presione gjyqtareve dhe prokuroreve. Videon e disponon Spartak Braho i cili sipas Metes eshte prokuror i perjetshem. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›