E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janariFBI dorezon te dhena te fshira nga serveri i Qeverise

Te tjera rreth shkrimit Amb. britanikeHetimet sduhet te vonohen 21 janari ambasadoret Politika te mos preke hetimin TIRANE- Ne 1-vjetorin e masakres qe veritare te 21 janarit 2011 ekspertet e FBI-se te ofruar ne ndihme te Prokurorise se Pergjithshme kane arritur te rikuperojne serverin
e kryeministrise. Ne kete menyre zbulohet dinamika e ngjarjeve qe ndodhen ate dite del kush ka qelluar mbi turmen dhe se kush do te mbaje pergjegjesi per vrasjen e kater demonstruesve dhe palfosjen e dhjetra te tjereve. Dje ne mengjes dy agjente te FBI-se kane mberritur ne aeroportin e Rinasit me materialin e ekspertuar.
Ata ju kane dorezuar pjesetareve te Prokurorise se Pergjithshme jo vetem serverin e kryeministrise tashme te plote me te gjitha te dhenat 14 gezhoja dhe po aq predha-plumba por edhe nje valixhe me arme te cilat jane perdorur ne vendngjarje. Gjithshtu eshte dorezuar edhe dokumentacioni i plote shkresor i argumentimit shkencor-profesional
i eksperteve te tyre.

PROVAT
Serveri i kryeministrise ishte prova kyce qe do te vinte para drejtesise ata qe qelluan mbi turmen pasditen e 21 janari 2001. Por pamjet filmike ishin fshire me nje urdher qe dyshohet se eshte dhene ne qeveri per te eleminuar cdo prove te inkriminimit te Gardes se Republikes e cila u mbrojt fuqimisht nga kryeministri Berisha vetem pas ore pas vrasjeve te pajustifikuara. Hetimi per vrasjet dhe 28 te plagosurit me arme zjarri ne 21 Janar te vitit te shkuar ishte shtyre edhe 3 muaj pasi pergjigjia e ekspertizes qe ishte
kerkuar nga organi i akuzes nga homologet amerikane po vononte. Kete fakt e pranoi edhe kryeprokurja Ina Rama 3 dite me pare gjate nje Konference te perbashket per shtyp me shefin e antimafias se rajonit te Leces.
Sipas burimeve dosja voluminoze ka nisur te perkthehet qe dje ne mesdite dhe urdheri nga kryeprokurorja Ina Ramaka qene i prere qe ky proces te mbaroje ne nje kohe rekord.
Ardhja e provave te plota dhe mbeshtetja per kryeprokuroren e Pergjithshme lidhet edhe me deklaraten e djeshme te Trojkes per mbeshtetjen qe ajo I jep prokurorise se shtetit. Nuk jepen detaje te hollesishme per ato qe pemban ekspertiza amerikane por te njejtat burime konfirmojne se brenda pak diteve priten arrestime te reja per ceshtjen e hapjes zjarr nga Garda ne demostrimin e opozites ne daten 21 Janar te vitit 2010. Aktualisht ne qeli I akuzuar nga organi i akuzes per vrasjen e demostruesit Ziver Veizi eshte vetem oficeri Agim Llupo pjesetar i Grupit te Zjarrit ne Garden e Republikes. Ekspertiza e armes se tij vertetoi se pikerisht nga plumbi I dale prej saj eshte shkaktuar plaga vdekjeprurese e demostruesit
paqesor.

SERVERI I KRYEMINISTRISE
Tre dite me pare kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se nga informacionet paraprake qe kishin nga FBI tashme eshte vertetuar se ne kryeministri ka pasur prishje te provave menjehere pas ngarjeve te mbasdites se 21 Janarit. Ajo pranoi gjithashtu se per kete ceshtje ka edhe nje hetim. Por sipas burimeve nga Prokuroria e Pergjithshme pas ardhjes zyrtare te ekspertizes nga SHBA ky fakt eshte i sigurt dhe i detajuar per menyren sesi eshte nderhyre ne server. Nuk jepet informacion nese ekspertet amerikane kane arritur te rikuperojne pamjet e fshira porprokuroret jane optimiste se ceshtja pas ketij ekspertimi merr nje drejtim te ri dhe priten arrestime te tjera edhe per vrasjen e Faik Myrtos Aleks Nikes dhe Hekuran Dedes te cilat deri me sot kane qene pa autor. Gjithshtu edhe urdheruesit dhe ekzekutoret e prishjes se provave ne ambientet e kryministrise pritet qe brenda ketyre diteve te merren te pandehur.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›