Zgjedhjet, 6200 punonjës policie në terren, Burgaj: Ja detyrat e policisë
Mbi 6200 punonjës të policisë do të angazhohen për të ruajtur rendin e sigurinë gjatë procesit zgjedhor të 23 qershorit si dhe helikopterë të ushtrisë do të jenë në gadishmëri në rast nevoje për të ndërHyhë në zonat ku mund të ketë probleme. Kështu deklaroi Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, në një konferncë për mediat, ku informoi mbi masat e marra për ditën e zgjedhjeve.
Sipas Burgajt puna e 6200 forcave të policisë së angazhuara në e procesin zgjedhor
do të fokusohet në drejtimin e marrjes dhe ruajtjes së QV dhe ndërhyrjen për rivendosjen e rendit publik në këto QV nëse do të kërkohet nga komisionerët, bashkëpunimin me Prokurorinë, shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në zonat e votimit dhe KQZ, bashkëpunimi me përfaqësuesit e KZAZ, monitorimi i sigurisë publike në nivel vendor e qendror , duke marrë çdo informacion me qëllim parandalimin e incidenteve.